Deputetja në Asamblenë Kombëtare të Ekuadorit e quajtur, Viviana Veloz, ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje në fundjavë nga mafia shqiptare. Këto janë pretendimet e Veloz, e cila është edhe kryetare e komisionit për rastin “Kumbari i Madh”.
Sipas mediave të huaja, deputetja ka thënë se qëllimi i këtij kërcënimi ka qenë për të ndaluar hetimet mbi korrupsionin e dyshuar në qeveri në kuadër të çështjes Encuentro, si dhe parandalimin e raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.
Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e së hënës, 20 shkurt, gjatë një seance virtuale të komisionit që heton këtë rast.
Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me flamurin shqiptar dhe fjalën “i vdekur”, shkruar në gjuhën shqipe.
Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit, në qendrën veriore të Quitos.
Veloz raportoi se mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e tij në Instagram. “Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar udhëzimet që sipas tyre duhet të ndjek”, ka treguar ai.