Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike

2023/02/20 at 5:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike

Për t’u përgatitur për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike e bërthamore, BE po krijon rezerva emergjente në tre vende të reja. Lufta e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës është gjithashtu arsyeja për këto rezerva.


BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca, Kroacia dhe Polonia do të ruajnë materialin përkatës në të ardhmen për një vlerë totale prej gati 546 milionë euro, tha Komisioni Evropian në Bruksel.

BE dëshiron të jetë më i përgatitur

Rezervat përfshijnë, ndër të tjera, kundërhelme, antibiotikë, vaksina, qetësues, si dhe pajisje mbrojtëse si maska kundragaz, kostume mbrojtëse, detektorë kimikë dhe pajisje për matjen e rrezatimit. Ato mund të përdoren, për shembull, në rast të një aksidenti bërthamor, të rrjedhjes në një impiant kimik ose të një sulmi terrorist.

BE përmendi gjithashtu luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si kontekst. Ai theksoi nevojën për të pasur një rezervë strategjike të barnave kritike dhe pajisjeve mbrojtëse, veçanërisht në rast të një sulmi ose aksidenti bërthamor, biologjik ose kimik. Komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarciç tha se lufta tregoi se BE duhet të përgatitet më mirë për rreziqet CBRN.

Rreziqet më të mëdha për shëndetin publik

Vitin e kaluar, BE i identifikoi kërcënimet bërthamore ose kimiko-biologjike si një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin publik. Gjithashtu u përmendën agjentë patogjenë me potencial të lartë pandemik dhe rezistencë antimikrobike. Të gjitha ata përbënin kërcënime serioze shëndetësore me efekt ndërkufitar, thuhet në tekst.

Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides theksoi se kundërmasat duhet të jenë në dispozicion shpejt në rast të një kërcënimi. Në veçanti, në fillim të pandemisë së koronas pati mungesë të produkteve bazë shëndetësore.

Sapo të ngrihen rezervat, shtetet snëtare do të jenë në gjendje të kërkojnë materiale nga stoqet nëpërmjet qendrës së koordinimit të emergjencës. Krahas krijimit të katër rezervave, Komisioni Evropian kohët e fundit u ka kërkuar shteteve anëtare të bëjnë propozime të mëtejshme se si synojnë të reagojnë ndaj situatave të caktuara emergjente.

Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, fondi emergjent siguron mbrojtje shtesë dhe siguron një përgjigje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj fatkeqësive. Rezerva financohet 100% nga BE dhe përdorimi i saj monitorohet nga Komisioni Evropian në bashkëpunim të ngushtë me vendin pritës të rezervës. Në rast emergjence, rezerva ofron mbështetje për të gjitha shtetet anëtare të BE dhe shtetet pjesëmarrëse në Mekanizëm dhe mund të vendoset gjithashtu në vendet fqinje me BE.

Autoriteti i Përgatitjes dhe Reagimit ndaj Emergjencave Shëndetësore (HERA) u krijua për të forcuar aftësinë e Evropës për të parandaluar dhe zbuluar krizat shëndetësore ndërkufitare, qofshin kërcënime natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, dhe për të reaguar shpejt. Për këtë qëllim, HERA financon zhvillimin, prodhimin dhe blerjen e kundërmasave dhe pajisjeve mjekësore thelbësore./ DW

Etiketa: arme berthamorebe


Ju sugjerojmë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

8 Qershor, 2026 12:47 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

8 Qershor, 2026 12:36 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor
Politikë

Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor

8 Qershor, 2026 12:30 pm
Para
Një person ka qëlluar 25 herë me kallash në një lagje në Greqi

Një person ka qëlluar 25 herë me kallash në një lagje në Greqi

SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, sa ishte magnituda

Tërmeti godet sërish Turqinë
















TE FUNDIT

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
8 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka publikuar foton e Sadik Llanajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi këtë të hënë...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një deklaratë, të cilën e quan...

Lexo më shumë

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të prodhuar nga inteligjenca artificiale, e cila ironizon deklaratat e tij të bëra...

Lexo më shumë

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
8 Qershor, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}