Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se nëse një agresion drejtohet ndaj Bjellorusisë, përgjigja e Minskut do të jetë e ashpër dhe e shpejtë, pasi paqja për vendin e tij “nuk është sinonim i viktimizimit”.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit ku diskutohej për një projekt mbi konceptin e përditësuar të sigurisë të vendit dhe një projekt-ligj për trupat vullnetare ka thënë se “në rast agresioni, përgjigja do të jetë e shpejtë dhe e ashpër”.
Sipas liderit bjellorus, “metodat e Luftës së Ftohtë”, si gara e armëve dhe shantazhi bërthamor nga ana e disa liderëve perëndimorë janë kthyer në agjendën moderne ndërkombëtare.
“Rritja e kërcënimeve nga nacionalizmi agresiv dhe ekstremizmi në forma të ndryshme është e dukshme,” vijoi ai./Opinion.al