Asosacionet e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë një tjetër çështje debati mes Kosovës dhe Serbisë.
Në emisionin “Opinion” kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi disa nga arsyet përse nuk arrihet asosacioni.
Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit.
Problemi që mbetet është ai asosacioneve?
Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevoj për sqarime të tjera. Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe.
Çfarë ju tremb te asosacionet?
Është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike. Asosacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit.
Sa asoscaione iu krijohen?
Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit.