Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në disa automjete.
50-vjeçari dyshohet për 9 grabitje në zonën e Agios Nikolaosnë një hark kohor prej 4 muajsh, duke filluar nga 24 tetori i vitit të kaluar.
Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave, të cilat po ashtu i ka dëmtuar gjatë vjedhjeve.
Ai arrestua nga policia vendase të cilët zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore./Opinion.al