Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në kuadër të protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme.
Sipas News 24, mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës tësë shtunës që pritet të nisë në orën 12:00.
Sikurse në protestat e mëparshme mësohet se do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Ndërkohë, në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Po ashtu raportohet se dyert e Kryeministrisë pritet të blindohen me veshje metalike.
Aktualisht Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Ndërkaq, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.