Nënë e bir janë vënë në pranga nga policia në Elbasan pasi në banesën e tyre u zbuluan 400 doza kanabis dhe gjithashtu 1.5 kilogram kanabis që mbaheshin me qëllim shitjen.
Policia bën me dije se dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës së bashku me 3 celularë.
Të arrestuarit janë Franko Elmazi ,31 vjeç dhe Rezarta Isufaj, 48 vjeç.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Connection”.
Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan”-njofton policia.