Robert Urazov, kreu i Agjencisë për Iniciativa Strategjike në Rusi, u përball me zemërimin e Putinit në një mbledhje të qeverisë online. Zemërimi i Presidentit rus erdhi pasi zyrtari në fjalën e tij lavdëroi vendet e tjera duke i cilësuar si “më të mirat në botë”.
“Vura re se ju thatë ‘në vendet e tjera, më të mirat në botë…'”, tha Putin. “Epo shteti më i mirë në botë është Rusia. Shpresoj që thjesht të keni bërë një gabim…?’
46-vjeçari buzëqeshi me vështirësi pas tërheqjes së vëmendjes nga Putin,
Ky reagim i Putin vjen ndërsa Rusia po përgatit një fushatë të papritur modernizimi për tanket dhe municionet e saj, ndërsa Zelensky kërkon ndihmën e perëndimit për tu pajisur me armë.