Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit në rrënojat në Malatya të Turqisë, e cila u godit nga tërmeti në mëngjesin e së hënës.
“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.
Ekipi shqiptar i Emergjencave Civile po operon në operacionet e kërkim shpëtimit në qytetin Malatya, një prej 10 qendrave të goditura më shumë nga tërmeti.
Kolonel Elton Reso, njëherësh Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor të Forcave të Armatosura, ka thënë në një intervistë për Tv Klan se që në nisje të operacioneve kanë mundur të nxjerrin disa trupa të pajetë nga rrënojat e pallateve të shembura.
Ekipi shqiptar po vepron në disa zona në koordinim me qendrën e Emergjencave Civile në Malatya.