Një zjarr i madh ka shpërthyer që mbrëmë në portin e Iskenderun (Alexandretta), të goditur nga tërmeti, në një qytet bregdetar në Turqinë juglindore dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.
Sikurse duket në pamje tymi i zi ngrihet nga kontejnerët e djegur në portin Iskenderun në Detin Mesdhe. Kontejnerët thuhet se janë rrëzuar gjatë tërmetit 7.8 ballë dhe kanë marrë flakë.
Një anije e rojes bregdetare turke ka ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore të Turqisë, Anadolu.
A port in Iskenderun is burning after a 7.8 magnitude earthquake hit Turkey and Syria, damaging infrastructure across both countries.
Live updates: https://t.co/iaEuvOXahT pic.twitter.com/M2ISl8pdo5
— Sky News (@SkyNews) February 7, 2023