Shefja e redaksisë sociale të gazetës iraniane ‘Ham-Mihan’, Elnaz Mohammadi, është arrestuar sot”, tha bashkëshorti i saj Saeed Parsaei në një mesazh në Tëitter, cituar nga gazeta reformiste.
Elnaz, e thirrur në prokurori për intervistë dhe më pas e arrestuar, është motra binjake e Elaheh Mohammadi, gazetare e së njëjtës gazetë, në burg që prej 29 shtatorit me akuzat për “propagandë kundër sistemit” dhe “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare”, lidhur me artikullin e saj mbi funeralin e Mahsa.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë lajmin për një dënim me një vit burg dhe dy vjet ndalim daljeje nga vendi për menaxherin e faqes ‘Mobin-24’ dhe kanalit të informacionit Iran Times, Hossein Yazdi. Sipas ‘Khabaronline’, ai u arrestua në shtëpinë e tij në Isfahan në fillim të dhjetorit për mbështetje të protestave./Opinion.al