Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE do të godasë Rusinë me më shumë sanksione në përvjetorin e luftës

2023/02/02 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
9 Maji/E vështirë për Putin që t’i kthejë humbjet në fitore,ka pak për të festuar

Bashkimi Evropian thotë se ka në plan të godasë Rusinë me një sërë masash të reja të sanksioneve, të dhjetat që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës pothuajse një vit më pare. Blloku po zhvillon një Samit të përbashkët me Ukrainën në kryeqytetin e Kievit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe një ekip prej 15 komisionerësh mbërritën në Kiev më 2 shkurt për takimin e parë të përbashkët me qeverinë e Ukrainës, ku rend dite do të jetë agresioni i Rusisë, i nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe fokusohet në reformat e nevojshme që i duhen Ukrainës që të përparojë drejt anëtarësimit në BE.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit të tyre, von der Leyen tha se sanksionet i kanë kushtuar shumë Rusisë, duke bërë që vetëm nga kufizimet për naftën ruse nga Bashkimi Evropian, Rusia të humbasë rreth 160 milionë euro në ditë.

Duke iu përgjigjur një komenti të Zelenskyt, i cili tha se Kievi shpreson se fushata e sanksioneve të bllokut marrë përsëri hov, pasi sipas tij duket se është “ngadalësuar pak” kohët e fundit, von der Leyen tha se BE do të vendosë një kufi shtesë të çmimit për naftën ruse, produkteve ruse, dhe deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit, “synojmë të kemi paketën e dhjetë të sanksioneve”.

Von der Leyen lavdëroi gjithashtu qeverinë ukrainase për marrjen e masave të shpejta kundër korrupsionit, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Brukseli për përparimin e Kievit në rrugën drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.

Ukrainës iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në bllokun 27-anëtarësh në qershor dhe Zelensky është zotuar të çrrënjosë korrupsionin nga institucionet shtetërore.

Vizita e komisionerëve të lartë në Ukrianë vjen një ditë pasi shtëpitë e disa zyrtarëve të rangut të lartë u bastisën nga agjentë anti-korrupsion, aksioni i dytë i tillë brenda një jave.

“Vendosmëria juaj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian është mbresëlënëse,” tha von der Leyen.

“Ndihem e ngushëlluar kur shoh se organet tuaja kundër korrupsionit janë në gatishmëri dhe janë efektive në zbulimin e rasteve të korrupsionit…Ju përgëzoj gjithashtu që reagoni kaq shpejt në nivel politik për t’u siguruar që lufta kundër korrupsionit po jep rezultate të prekshme”, shtoi ajo.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi janë midis anëtarëve të delegacionit.

“Arrita në Kiev për të përcjellë mesazhin më të fortë të BE-së për mbështetjen për të gjithë ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre”, shkroi Borrell në Twitter. “Ndihma e BE-së ka arritur në 50 miliardë euro që nga fillimi i luftës së Rusisë. Evropa qëndroi përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Dhe do të qëndrojë ende me ju për të fituar dhe rindërtuar.”

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të mbërrijë në një takim të nivelit të lartë më 3 shkurt.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal i ka quajtur takimet “dy ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme” për integrimin evropian të vendit të tij.

Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Arrestimi i Mcgonigal, Rama: E kam takuar, akuzat nuk kanë lidhje me mua

“McGonigal”, Rama: Ish-zyrtarin e FBI e kam takuar me kërkesë të tij, e prita në zyrë

Lidhje me oligarkun rus? Rama: Asnjë lidhje me qeverinë, me mua jo e jo

Lidhje me oligarkun rus? Rama: Asnjë lidhje me qeverinë, me mua jo e jo

40 kompani të interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano, Rama: Kemi nevojë…

Nuk shkoi në Parlament, Rama: Opozita nuk meriton asnjë përgjigje nga unë

TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com