Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti BE-Ukrainë: Bisedime në territorin e luftës

2023/02/02 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti BE-Ukrainë: Bisedime në territorin e luftës

Për herë të parë një samit mes BE-së dhe një vendi kandidat zhvillohet në një zonë lufte. Kjo konsiderohet si një simbol i mbështetjes. Çfarë mund të pritet nga samiti në Ukrainë?


Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të vizitojë Kievin që nga fillimi i invazionit rus: 16 komisarë të BE-së, ndër ta presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell si dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, ndërmarrin jo vetëm udhëtimin riskant me tren përmes Ukrainës së tronditur nga lufta, por të enjten (02.02.2023) ata zhvillojnë bisedime në Kiev bashkë me qeverinë ukrainase. Të premten zhvillohet zyrtarisht takimi i nivelit të lartë në Kiev – i pari samit në një territor lufte.

“Ky është qartazi një simbol i fuqishëm”, thotë Marie Dumoulin, drejtore e Programit “Wider Europe” (Europa e zgjeruar) në Think Tank “European Council on Foreign Relations”. Takimet në Kiev synojnë të demonstrojnë: “Ne nuk kemi frikë të vijmë tek ju. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për juve.”

 Çfarë përmban rendi i ditës?

Kryesisht mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe financiare nga Bashkimi Europian do të jenë në rend të ditës, thotë Dumoulin. Këtë ia konfirmuan DW-së edhe qarqet e BE-së. BE dhe vendet anëtare i kanë vënë në dispozicion deri tani Ukrainës armë dhe pajisje ushtarake në vlerën 11,5 miliardë euro. Sivjet BE-ja do të verë në dispozicion edhe 18 miliardë euro mbështetje financiare, në mënyrë që qeveria në Kiev të mund të vazhdojë të paguajë pensionet dhe pagat në sektorin e shërbimeve publike.

“Ndoshta në samit do të diskutohet edhe për rindërtimin e Ukrainës”, thotë Dumoulin. BE bashkë me vendet e industrializuara të grupit G7 ka filluar rindërtimin e institucioneve, për të koordinuar paratë private dhe publike dhe për të drejtuar procesin e rindërtimit. Se cilat do të jenë rezultatet konkrete të samitit në Kiev, për këtë ekspertja e politikës së jashtme dhe ish-diplomatja franceze nuk parashikon ndonjë përparim të madh.

Samiti në Kiev synon që të japë një sinjal se i vlerëson përpjekjet për reforma të qeverisë ukrainase dhe do t ainkurajojë atë të vazhdojë më tej, i konfirmuan DW-së nëpunës të BE-së në Bruksel. Pritet që të diskutohet plani 10 pikësh i paqes i presidentit  Volodymyr Selenskyj, po ashtu edhe nisma për krijimin e një tribunali special për të vënë para përgjegjësisë presidentin Vladimir Putin si dhe personat e rrethit të tij të ngushtë.

Por sikurse theksojnë përfaqësuesit e BE-së, qeveria ukrainase nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha sa i përket një perspketive të shpejtë antarësimi./DW



Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Bota

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

17 Janar, 2026 10:16 am
Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 Janar, 2026 9:36 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
Bota

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

17 Janar, 2026 9:00 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Para
Studimet për të rinjtë, më 10 Shkurt do të çelet Panairi Ndërkombëtar i Edukimit

Studimet për të rinjtë, më 10 Shkurt do të çelet Panairi Ndërkombëtar i Edukimit

Nga Shkodra, Dibra e Lezha, policia çmonton dhjetëra kamera të tjera

Nga Shkodra, Dibra e Lezha, policia çmonton dhjetëra kamera të tjera

Aksident tek “9-katëshet”, makina përfundon në trotuar, plagosen 2 të rinj

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari
















TE FUNDIT

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
17 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e...

Lexo më shumë

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
17 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falur ish-guvernatoren e Porto Rikos, Wanda Vázquez Garced, e cila ishte akuzuar...

Lexo më shumë

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
17 Janar, 2026

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut,...

Lexo më shumë

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com