Ky është Gjelosh Krasniqi, 49-vjeçari i arrestuar në Pejë të Kosovës, për vrasjen e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë.
Briken Sanaj është vrarë në 30 tetor të vitit të kaluar sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë.
Para se të ndodhte atentati, Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte. Në momentin që ai ka zbritur nga makina, u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.
Makina tip “Benz” që përdorën autorët u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një armë tip kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura në Tiranë, vetëm pak ditë para se të ndodhte atentati. Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje./Opinion.al