Ditën e sotme policia e Tiranës ka njoftuar se ka çmontuar 155 kamera në kryeqytet që ishin vendosur në mënyrë jo ligjore dhe që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.
Ndërkohë, janë zbuluar disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave, teksa një pjesë e tyre janë eksponentë të krimit.
Konkretisht emrat janë Baftiar Sufa ; Bajram Gjoshi; Bledar Musaj; Boiken Spahiu; Denis Dervishi; Elidon Kotorri; Ervin Mansaku; Ervis Murati; Florand Karemani ; Florian Dragoni; Gëzim Çelaj; Gjergj Cukali; Igli Selita; Ilir Oshafi; Rigers Krroqi; Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
Gjergj Cukali njihet si i ‘forti i Myslym Shyrit’, ndërklohë që Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje.