Ardita Mullai: Unë mbaj mend që ’85-ën di që kam dalë me grushtin lart duke nderuar vdekjen e xhaxhit se në 11 Prill të ’85-ës vdiq.
Rudina Magjistari: Shumë njerëz mezi e prisnin atë lajmin e vdekjes, prandaj dhe janë gëzuar shumë në ‘85-ën.
Ardita Mullai: Ne kemi qenë fëmijë të vegjël, kemi qarë. Unë kam qenë në 8-vjeçare dhe mbaj mend që kemi qarë pafund të jemi të sinqertë, pavarësisht se çfarë ndodhi mbrapa.
Rudina Magjistari: Unë nuk kam qarë mbaj mend se nuk më dilnin lotët, por di që jam trembur sepse na ishte krijuar idea se ai ishte perëndia. Çfarë do na gjente neve, në vendin tonë të vogël.
Ardita Mullai: Kurse unë mbaj mend isha në 8-vjeçare dhe vetëm qahej. Qanin në klasë dhe nuk dua ta përmend personin, tha më mirë të vdiste mamaja ime se ai. Kur kam shkuar në shtëpi dhe i kam thënë mamit tim se kam dëgjuar këtë frazë, mami nuk foli, më tha ok, dakord.
Rudina Magjistari: Unë mbaj mend që nuk qaja dot, por na kërkohej të rrinim të trishtuar dhe patjetër nuk guxonte njeri të qeshte sepse të bërtisnin në mes të rrugës, si guxon ti të qeshësh? Na vunë me detyrim të bënim poezi. Hera e vetme që unë kam shkruar poezi në jetën time, ka qenë ajo, por ka qenë me detyrim. /tvklan.al