Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

2023/01/28 at 8:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i dy ngjarjeve të ndodhur në vitin 2020. Dede Nika dyshohet se ka vënë eksploziv në banesën e një polici dhe në banesën e një qytetari.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 33-vjeçarin. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”, i zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Pas një muaji hetimesh intensive, të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zbardhen dy ngjarje të ndodhura në vitin 2020, me lëndë eksplozive.

Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për vendosje të eksplozivit në banesën e një punonjësi Policie, si dhe në banesën e një qytetari.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të punës hetimore të kryer, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur grumbullimin e provave, për një autor të dyshuar të dy ngjarjeve me eksploziv, të ndodhura në vitin 2020.

Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin D. N., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lendës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër, po punojnë intensivisht për identifikimin e bashkëpuntorëve të mundshëm, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të kësaj natyre, ndodhur kohët e fundit.

Policia e Shkodrës garanton qytetarët se është e vendosur për të goditur , çdo person apo grup kriminal që cënon jetën dhe pronën e qytetarëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë, për të krijuar një ambient sa më të sigurt./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
Te Fundit

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

31 Tetor, 2025 2:17 pm
Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
Aktualitet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

31 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
Politikë

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

31 Tetor, 2025 2:10 pm
Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Para

Video/ Publikohen pamjet e dhunimit për vdekje të afro-amerikanit, protesta në SHBA

Të armatosur dhe me drogë në makinë, e pësojnë 2 vëllezër në Kurbin

Të armatosur dhe me drogë në makinë, e pësojnë 2 vëllezër në Kurbin

Vritet Dj 23 vjeç në Kolumbi, trupi gjendet në një valixhe në një kontejner plehrash

TE FUNDIT

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
31 Tetor, 2025

Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive...

Lexo më shumë

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
31 Tetor, 2025

Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën...

Lexo më shumë

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
31 Tetor, 2025

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin dy nga 8 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të...

Lexo më shumë

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
31 Tetor, 2025

Kryetari i bashkisë së detyrë, Erion Veliaj ndodhet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën për shkarkimin nga detyra. Dalja e tij për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com