Policia ka arrestuar autorin që përplasi me makinë për vdekje 20-vjeçarin Fiori Sula në Elbasan.
Mësohet se në pranga ka rënë 65-vjeçari Arisitir Dimo, banues Fier, i cili pasi përplasi të riu në datën 23 janar, u largua nga vendi i ngjarjes.
65-vjeçari akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.