Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një kaos ditën e sotme. Pasi bllokoi foltoren e Kuvendit, Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD, Sali Berisha.
Pasi Sali Berisha, u përjashtua nga seanca e Kuvendit deputetët e PD protestojnë duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin.
Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka kaluar në proces votimi aktet normative për rendin e ditës./Opinion.al