Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat me kryeministrin Rama për takimet e kreut të qeverisë me ish-zyrtarin e FBI, Charls McGonigal.
Seanca plenare e Kuvendit është përfshirë nga tensione të mëdha mes një grupi deputetësh demokratë, kryetares së Kuvendit dhe maxhorancës.
Berisha është shprehur pas votimit: Turp të keni, ka interesa kombëtare këtu.
Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, 16 deputetët demokratë kërkuan ndryshim rendi të ditës në Kuvend.