Është dhunuar për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila. Policia bën me dije se dy persona i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar së bashku me bashkëshorten, e cila në momentin e ngjarjes ka ndërhyrë.
Autoritete bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim autorët e identifikuar si Indrit Ameri, 35 vjeç, banues në Pllanë dhe Paulin Përgjini 32 vjeç, banues në Manati.
Njoftim policie
Lezhë
Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.
Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.