Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Do të rriten me 7% pagat e personelit mjekësor

2023/01/23 at 5:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu: Do të rriten me 7% pagat e personelit mjekësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për sistemin e shëndetësisë.


Manastirliu u shpreh gjithashtu se pagat e personelit mjekësor do të rriten me 7%, ndërsa të ardhurat do të rriten edhe më shumë nëpërmjet autonomisë spitalore.

“Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Por nga ana tjetër, edhe në kuadër të sfidës së madhe të mobilitetit të mjekëve, ne do të vijojmë që të ndërtojmë politika të qendrueshme, politika që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, por edhe me programe të cilat mundësojnë që mjekë të cilët janë në vende të tjera dhe kanë vajtur të specializohen apo duan që të kthehen, të gjejnë në Shqipëri një mjedis atraktiv punësimi. Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona”- tha Manastirliu.

Këtë vit përfundojnë specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë.

Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi.

Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Para
Përplasen 3 makina në Lezhë, ka të plagosur

Përplasen 3 makina në Lezhë, ka të plagosur

Audio për “21 Janarin”, Artan Hoxha: Garda ka vrarë 4 qytetarë me urdhër

Audio për "21 Janarin", Artan Hoxha: Garda ka vrarë 4 qytetarë me urdhër

Manja: 21 Janari, vrasje shtetërore.  Sot dorëzojmë kallëzimin

Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për "21 janarin", akuza Berishës dhe Bashës
















TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com