Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Valiaj: Tirana në 2024, pjesë në Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit

2023/01/23 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Valiaj: Tirana në 2024, pjesë në Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, vitin e ardhshëm.

Ai i e bëri këtë deklaratë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet në Athinë, ku bëjnë pjesë 70 kryetarë të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit.  Kryebashkiaku e cilësoi marrjen e Presidencës si një mundësi të madhe për Tiranën.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot, nga Athina, Tirana merr Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve ballkanike, B-40 për vitin 2024. Pas vitit 2022, ku ne ishim “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, këtë vit jemi “Qyteti Europian i Sportit 2023”, ndërsa vitin tjetër do të kemi Presidencën e Rrjetit më të madh të Qyteteve të Ballkanit. Rrjeti B-40 filloi vitin e kaluar në Stamboll, u themelua aty, nga 40 qytetet më të mëdha të Ballkanit. Janë qytete me mbi 50 mijë banorë. Këtë vit, rrjeti ka shkuar në 70 qytete. Presidenca këtë vit është këtu në Athinë dhe jam shumë i lumtur që lajmi se Tirana do të jetë shtëpia e re e Rrjetit më të madh të Qyteteve Ballkanike për 2024, u dha sot”, tha Veliaj.

Ai tregon se çdo vit Tirana ka marrë një titull të rëndësishëm Europian duke e kthyer si një mundësi për turizëm, për më shumë aktivitet ekonomik dhe më shume reputacion për kryeqytetin shqiptar.

“E mezi pres këtë mundësi të jashtëzakonshme! Si çdo vit, kur kemi pasur një titull të rëndësishëm Europian dhe e kemi kthyer në një mundësi të shtuar për Tiranën, në më shumë turizëm, në më shumë aktivitet ekonomik, në më shumë reputacion për qytetin tonë. Edhe viti 2024, kur Tirana do të jetë Presidentja e B-40, do të ofrojë një mundësi të tillë. Mezi pres që deri në fund të vitit të shkojmë në rreth 100 bashki, si pjesë e këtij rrjeti, dhe t’u tregojmë mikpritjen shqiptare, t’u tregojmë se si qyteti ynë nuk është perfekt, por ka shumë zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit. Është rritur si në popullsi dhe ekonomi, ashtu edhe në reputacion. Presidenca e B-40 për vitin 2024 besoj se do të jetë kartolina më e bukur e Shqipërisë që vjen nga Tirana”, përfundoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi faktin se Rrjeti B-40 thuajse është dyfishuar brenda një viti nga krijimi i tij dhe se do të shërbejë si një linjë bashkëpunimi mes qyteteve të Ballkanit.

Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqe dhe stabilitet./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët
Kronikë

Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët

27 Tetor, 2025 4:09 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
Aktualitet

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

27 Tetor, 2025 3:01 pm
Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
Aktualitet

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

27 Tetor, 2025 2:20 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
Aktualitet

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

27 Tetor, 2025 2:10 pm
Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Para
Incident me policinë në veri të Kosovës

Incident me policinë në veri të Kosovës

Përleshje të dhunshme mes tifozëve në derbin italian

Përleshje të dhunshme mes tifozëve në derbin italian

VIDEO/ Përdoret për herë të parë kartoni i bardhë në futboll

VIDEO/ Përdoret për herë të parë kartoni i bardhë në futboll

TE FUNDIT

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
27 Tetor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të...

Lexo më shumë

Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët

Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët
27 Tetor, 2025

Janë ekzekutuar ditën e sotme masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit të caktuara ndaj 3...

Lexo më shumë

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
27 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e...

Lexo më shumë

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
27 Tetor, 2025

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një foto përkrah ish-ministrit të Infrastrukturës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com