Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, këtë të hënë është ndalur te situata e përmbytjeve në vend.
Sipas Berishës rrugët e bllokuara shembjet e dherave etj kanë ardhur për shkak të infrastrukturës mesjetare.
Më tej kryedemokrati akuzoi si të papërgjeshëm kryeministrin dhe ministrat, të cilët sipas tij u zhdukën dhe përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë.
“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur.
Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë.
Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë.
U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë”-tha Berisha.