Dhjetëra fëmijë azilkërkues në Britaninë e Madhe rezultojnë të zhdukur, në episode tashmë të përsëritura të këtyre ngjarjeve. Një person që punon për “Home Office” flet për fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit Brighton dhe futen në makina, sipas një hetimit të “Observer”.
Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit, ndërkohë që 136 raportohen të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 79, ende nuk janë gjetur.
“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi, cituar nga The Guardian. Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se fëmijët azilkërkues pa prindër ose kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.
Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz” dhe i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.
“Suella Braverman ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët nën kujdesin e tyre”, tha ajo.
Të dhënat flasin se nga një tjetër hotel i drejtuar nga “Home Office” në Hythe, Kent, 10% e të rinjve zhdukeshin çdo javë. Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga Home Office.
Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre.