Holanda do të ndihmojë Ukrainën me aeroplanë luftarakë F-16, nëse Kievi ia kërkon një gjë të tillë. Mediat holandeze raportojnë për një marrëveshje dhe mbështetje midis dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra tha në Parlament se kabineti qeveritar do ta shqyrtonte një kërkesë të tillë me një “mendje të hapur” në mënyrë që të bashkëpunojë me Ukrainën.
“Holanda, një anëtare e NATO-s, është gjithashtu e gatshme të dhurojë para për blerjen e tankeve Leopard 2 që vendet e tjera do t’i dërgojnë në Ukrainë’, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren./Opinion.al