Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vonesë në pagat e mjekëve dhe infermierëve, QSUT: Kanë kaluar në thesar

2023/01/19 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vonesë në pagat e mjekëve dhe infermierëve, QSUT: Kanë kaluar në thesar

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vonesën e pagës mujore të dhjetorit.


Ata tregojnë se i janë drejtuar institucioneve të ndryshme por pa marrë përgjigje në javët e para të janarit.

Pavarësisht se është marrë konfirmimi që brenda datës 20 janar rrogat do t’i kalojnë të gjithë personelit, nuk është dhënë një arsye për vonesën e krijuar.

“Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjekë dhe infermierë të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, Mbretëresha Geraldinë dhe nga personel i qyteteve të tjera në vend që ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor dhe nuk janë thënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.

Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse kanë marrë konfirmimin që brenda ditës së nesërme (datë 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësit e kanë që brenda javës së parë të çdo muaj (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën.

Sërish problemi mbetet vetëm personeli që dhe kur abuzohet dhe u shkelën të drejtat kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit Shëndetësor në Shqipëri dhe do jetë krah tyre në çdo situatë.”-shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Sakaq, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka bërë me dije se janë kryer procedurat standarde dhe pagat janë duke u transferuar në llogaritë bankare.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, informon mediat e interesuara për pagat e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës, janë kryer procedurat standarde të pagave, ato kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale të personelit”, -shkruan QSUT.



Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Para

Shëmbet ura në Fushë Draç të Ishmit, Meta: Ja si përfundojnë investimet e “Rilindjes”

Artan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepinë e deputetit të PS, Rrahman Rraja

Artan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepinë e deputetit të PS, Rrahman Rraja

Petunias spread their scent using pushy proteins
















TE FUNDIT

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
15 Nëntor, 2025

Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë...

Lexo më shumë

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
15 Nëntor, 2025

Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive...

Lexo më shumë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
15 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës. Policia njofton se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com