Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlorë/ Vidhte banesa, arrestohet 16-vjeçari

2023/01/18 at 5:04 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Vidhte banesa, arrestohet 16-vjeçari

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave.


Bëhet me dije se 16-vjeçari banues në Sukth dhe bashkëpunëtori i tij i cili është në kërkim, janë dënuar dhe më parë për të njëjtën akuzë.

I mituri është vënë në pranga, ndërsa shtetasi me iniciale D. A., sapo ka parë punonjësit e policisë, është larguar.

Autoritetet kanë sekuestruar një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivistët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Si rezultat i punës profesionale hetimore të Komisariatit të Policisë Vorë, falë dhe ndihmës nga qytetarët, zbardhen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar.

Vihet në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivistët”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 16-vjeçar, banues në Sukth, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këra shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

– Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash;
– Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.;
– Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Para
Testamenti i Pele, shfaqet një vajzë “e fshehtë”

Testamenti i Pele, shfaqet një vajzë "e fshehtë"

“Imorale të përfitosh në kohë krize”,Guterres: Taksa për firmat e naftës dhe gazit

Shefi i OKB-së, Guterres paralajmëron për krizat e shumta globale

COVID-19 në Shqipëri/ 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Covid-19 në Shqipëri,/ 20 raste të reja, asnjë humbje jete
















TE FUNDIT

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
23 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në...

Lexo më shumë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
23 Tetor, 2025

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur...

Lexo më shumë

Asetet ruse si hua për Ukrainën

Asetet ruse si hua për Ukrainën
23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i shfrytëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com