Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana kandidate për botërorin e peshëngritjes, Veliaj: I mundësojmë kushtet

2023/01/17 at 3:23 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tirana kandidate për botërorin e peshëngritjes, Veliaj: I mundësojmë kushtet

Tirana është një nga vendet kandidate për organizimin e kampionatit botëror të peshëngritjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një takim të zhvilluar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso, ka diskutuar mbi këtë çështje.


Pas kampionatit të të rinjve që do të zhvillohet në mars të këtij viti në Durrës, Veliaj vlerësoi angazhimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes. Ai tregon se mundësia e zhvillimit të kampionatit të të rriturve vitin e ardhshëm në Tiranë, do të ishte privilegj.

“Një kandidaturë e Shqipërisë për të qenë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në vitin 2024, do të ishte diçka që do të mbështetet padyshim nga unë, por jam i sigurt Kryeministri, Komiteti Olimpik, Ministria e Arsimit dhe gjithë komuniteti. Unë besoj fort se shansi na është dhënë në të gjitha sportet, por kemi treguar se jemi më të mirë në disa sporte, siç ka qenë peshëngritja dhe atletika. Prandaj, dua të stimulojmë edhe aktivitetet ndërkombëtare rreth atyre sporteve, ku ne kemi treguar edhe me medalje, edhe me rezultat, se kemi më shumë prirje. Për ne do ishte privilegj i madh dhe mundësi e jashtëzakonshme që ta mirëprisnim kampionatin, siç po bëjmë edhe me të rinjtë, ashtu të bëjmë edhe me të rriturit në vitin 2024. E vlerësoj angazhimin tuaj,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ka folur për Tiranën si një qytet i cili mundëson kushtet e duhura për zhvillimin e sporteve, jo vetëm ndërkombëtare por gjithashtu dhe si një mënyrë për të qënë një shoqëri fizikisht e shëndetëshme , pasi Tirana është dhe Qyteti Europian i Sportit.

“Jemi në një situatë kur të gjithë palestrat e Tiranës janë të hapura për komunitetin. Nuk ka rëndësi sa para ke, i kujt je, apo nëse vjen nga një familje sportive, shansi i jepet të gjithëve në basketboll, volejboll, xhudo, ping-pong, të përfshihen në aktivitete fizike. Kjo është një thirrje për prindërit, të mendojnë që fëmijët e tyre fillimisht nga ana fizike duhet të jenë mirë. Ne kemi qenë gjenerata e atyre që u rritën me tollona. Nuk mund të jemi sot gjenerata e atyre që obezitetin e kanë problemin numër një dhe janë pacientet e ardhshëm të spitaleve me sëmundjet kardiake dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Duam të jemi shoqëri e shëndetshme nga ana fizike dhe një shoqëri e shëndetshme nga ana e karakterit,” nënvizoi Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso, vlerësoi pritjen e kryebashkiakut Veliaj, dhe tha se Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend potencial për aktivitete të mëdha sportive.

“Faleminderit për ftesën, faleminderit për mundësinë që më dhatë për të vlerësuar Tiranën, ndryshimet që kanë ndodhur këtu dhe do të doja t’ju përgëzoja për këtë hov të ri. Është një qytet i jashtëzakonshëm. E vlerësojmë shumë atë që bëni, jo vetëm për Qytetin, por edhe për sportin, për mënyrën se si peshëngritja në Shqipëri po rritet në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Erdhëm këtu për të bërë një vizitë teknike për kampionatin e ardhshëm të të rinjve, i cili do të zhvillohet në muajin mars në Durrës. Përgjatë diskutimeve që kemi pasur këto ditë, i drejtuam një ftesë kreut të Federatës Shqiptare, që të kandidojë Shqipërinë në 2024, për kampionatet e ardhshme botërore për të rritur që do jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, menjëherë pas Lojërave Olimpike të Parisit, ndaj shpresojmë të jemi sërish këtu në 2024,” deklaroi Urso./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Para
ISHP: 1 rast me virusin “RSV” në vendin tonë, prek kryesisht fëmijët e vegjël

ISHP: 1 rast me virusin "RSV” në vendin tonë, prek kryesisht fëmijët e vegjël

U arrestua majori shqiptar në Holandë në fermën e kanabisit, Peleshi: Fenomen që ndodh

U arrestua majori shqiptar në Holandë në fermën e kanabisit, Peleshi: Fenomen që ndodh

Opozita në protestë, shtyhet për të disatën herë vendimi i Gjykatës së Apelit për PD

“Ku janë zhdukur dy sisteme me vlerë miliona euro?”, PD denoncon Kushin
















TE FUNDIT

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
21 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër- arresti dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys...

Lexo më shumë

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
21 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
21 Dhjetor, 2025

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
21 Dhjetor, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com