Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Asociacioni i komunave shkel Kushtetutën e Kosovës

2023/01/16 at 8:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Asociacioni i komunave shkel Kushtetutën e Kosovës

Në Kosovë, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë një Asociacion komunash që shkel Kushtetutën e vendit ndërsa theksoi se Kosova është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po qëndron për një vizitë në Prishtinë.

Kosova po përballet me trysni ndërkombëtare për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet thonë se nuk do të zbatojnë një Asociacion një etnik.

“Se cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, se cilat do të jenë koncesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut. Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por që njëkohësisht janë marr vesh që ai Asociacion të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai Asociacion nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkel kushtetutën dhe një qeveri një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, tha ajo.

Ministrja Gërvalla tha se Kosova është e gatshme që të diskutojë me Serbinë për të gjitha çështjet por sipas saj deklaratat e udhëheqësve serb po e vështirësojnë dialogun.

“Në një atmosferë të tillë unë e shoh të vështirë të dialogohet por nuk shoh rrugë tjetër përveç dialogut momentalisht dialogut në Bruksel. Jemi të lumtur që kemi përkrahjen e partnerëve dhe aleatëve edhe në këtë proces, ne jemi të gatshëm dhe kërkojmë me çdo ngulm që atë që ka thënë Bashkimi Evropian në gusht të vitit të kaluar që do të kemi takime të rregullta që ato takime të fillojnë më në fund”, tha ministrja Gërvalla.

Ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se çdo situatë krize do të dëmtojë vetëm imazhin ndërkombëtarë të Kosovës dhe bëri thirrje që të shmangen me çdo kusht tensionet sikurse ato në fundvit.

“Atë siç e keni parë edhe propozimin e fundit unë besoj që Kosova do të ulet në tryezë dhe do të negociojë dhe do të flasë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe sigurisht këto negociata duhet të shpejtohen”, tha zoja Fajon.

Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë vënë në përpjekje per të ripërtërirë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që kanë ngecur që nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar. Diplomatët kanë shtuar përpjekjet për një marrëveshje ndërmjet palëve në dritën e një propozimi evropian, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Propozimi i ri evropian synon të sigurojë zbatimin të gjitha marrëveshjeve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri Kurti, e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”, ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka theksuar se Serbia ka tri vija të kuqe sa i përket Kosovës: çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohe pavarësinë e Kosovës dhe duhet garantim i sigurisë së serbëve që jetojnë në Kosovë.

Për të çuar përpara diskutimet për propozimin evropian diplomatë amerikanë dhe evropianë pritet që gjatë këtij muaji të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë./ VOA

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Kurti: Serbia dëshiron të minojë Ballkanin

Kurti: Serbia dëshiron të minojë Ballkanin

Reshjet intensive do të shtrihen në gjithë territorin, cilat janë qarqet më të rrezikuara

Reshjet intensive do të shtrihen në gjithë territorin, cilat janë qarqet më të rrezikuara

Sylvinho në Itali, ndjek nga pranë 4 lojtarët e Kombëtares

Sylvinho në Itali, ndjek nga pranë 4 lojtarët e Kombëtares

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com