Anderson Torres, i cili shërbeu si Ministër i Drejtësisë gjatë presidencës së Bolsonaros, u arrestua në aeroportin e Brasilias të shtunën në mëngjes (14 Janar). Ish-ministri u arrestua me dyshimin për “mosveprim” dhe “bashkëfajësi” në pushtimin e Kongresit pak ditë më parë, me kthimin e tij në vend, teksa ndodhej me pushime në Florida.
Një nga avokatët e Torres konfirmoi arrestimin për Reuters. Anderson Torres, pak ditë më parë deklaroi se provat e gjetura nga policia nga bastisja në shtëpinë e tij ishin të deformuara.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alejandro de Moraes lëshoi një urdhër arresti për Torres të martën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Andrey Rodríguez, tha më herët gjatë javës se “lëshime të ndryshme, gjoja të qëllimshme, të bëra nga ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në Qarkun Federal, kontribuan në organizimin e akteve terroriste”. Policia braziliane gjeti një projekt-dekret në shtëpinë e Torres të enjten, për të cilin tha se dukej si një propozim për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve të tetorit që Bolsonaro humbi ndaj Luis Inacio Lula da Silva.
Sipas Anderson Torres, dokumenti ishte “ndarë në copa dhe pjesë” pasi u sekuestrua, kur ai nuk ishte në rezidencën e tij dhe ka të ngjarë të ishte pjesë e një grumbulli dokumentesh që do të shkatërroheshin.
Pasi mësoi për urdhër-arrestin e Moraes, Torres shkroi në Twitter se ai do të shkurtonte pushimet e tij dhe do të kthehej në Brazil për t’u dorëzuar.
Ministri i Drejtësisë Flavio Dino i kishte dhënë afat Torresit deri të hënën për t’u kthyer, duke thënë se do të fillonte procedurat e ekstradimit pas këtij afati./Opinion.al