Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

2023/01/12 at 6:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
​”Borrell iu përshtat Serbisë”, Kurti: Qëllimi i madh u hoq nga axhenda

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të enjten se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ritheksoi se kushtetuta e vendit nuk lejon krijimin e një mekanizmi të tillë një etnik.


Ai i bëri këto komente në Vjenë të Austrisë në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjatë së cilës tha se Kushtetuta e Kosovës, i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe në bazë të planit të ish të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari.

“Fjalia e parë e atij plani dhe asaj zgjidhje që është hartuar nga zoti Ahtisari dhe zoti (Albert) Rohan thotë që Kosova duhet të jetë shoqëri shumë etnike”, tha ai duke nënvizuar se Asociacionet apo institucionet një etnike nuk janë në frymën e Kushtetutës.

Kryeministri Kurti tha se megjithatë Kosova ofron garanci për të drejtat më të mira për të gjitha komunitetet jo shumicë në Kosovë por siç tha pa nënvlerësuar kushtetutshmërinë e vendit.

Komentet e zotit Kurti vijnë një ditë pasi këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor.

Chollet i cili të mërkurën u takua në Prishtinë me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, tha se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e Kosovës të hedh në tryezë disa propozime rreth këtij asociacioni.

“Dua të jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republika Serbska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Parlamenti i Kosovës i ka ratifikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë që ne besojmë se e bënë këtë një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës”, tha zoti Chollet duke nënvizuar se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës vetëm sa e kanë theksuar rëndësinë e themelimit të tij.

Zoti Chollet tha se “Kosova dhe Serbia duhet të përfshihen urgjentisht në bisedimet e lehtësuara dhe të drejtuara nga Bashkimi Evropian që do të çojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ndërsa nënvizoi se ky dialog është mënyra më e mirë për Kosovën që të sigurojë ardhmërinë e saj evropiane dhe euro-atlantike.

Zoti Chollet, po qëndron në rajon në një periudhë përpjekjesh për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe nxitjes së proceseve integruese. Ai sot ndodhet në në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zoti Vuçiç shkroi në rrjetet sociale se pati një bisedë kuptimplotë dhe të hapur me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet.

“Shpreha pritjen që Shtetet e Bashkuara të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialogu në frymën e sinqeritetit dhe çiltërsisë, shkëmbimi i propozimeve për zgjidhjen e sfidave të posaçme’, shkroi ai.

Gjatë këtij muaji në Kosovë dhe Serbi pritet të qëndrojnë edhe diplomatë tjerë amerikanë e evropianë dhe diskutimet pritet të përqendrohen në propozimin evropian për një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve që dolën nga një luftë e përgjakshme në vitin 1999 e cila mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Kancelari austriak Karl Nehammer tha të enjten pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se Austria është e gatshme të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se “gabimet” historike të së kaluarës të bëra nga vendi i tij ofrojnë njohuri që ai do të dëshironte t’i transmetonte.

“Ajo që kemi parë gjithashtu në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është se krizat ndonjëherë përshkallëzohen por të dyja vendet janë në gjendje t‘i tejkalojnë përsëri këto kriza. Kjo është e rëndësishme për mendimin tim: si partner, ju duhet të ndërhyni vetëm nëse të dyja palët dëshirojnë. Përndryshe, është mirë nëse të dyja palët të gjejnë vetë zgjidhjen”, tha ai.

Muaji i kaluar u përshkua me tensione ndëmrjet të dyja vendeve që shtuan shqetësimin për ripërteritjen e përplasjeve në rajon.

Për gati 12 vjet Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje, por sfidë mbetet zbatimi i tyre. Propozimi i ri evropian synon të sigurojë zbatimin të gjitha marrëveshjeve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndëmrjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane.  / VOA



Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
COVID-19/ Nënvarianti i Omicron “zbarkon” në Greqi

COVID-19/ Nënvarianti i Omicron "zbarkon" në Greqi

Mbesa e zhdukur përpara 15 vitesh , tezes i vjen letër vendodhja e eshtrave të saj

Mbesa e zhdukur përpara 15 vitesh , tezes i vjen letër vendodhja e eshtrave të saj

Lula:  Bolsonaro është një njeri i çekuilibruar, detyra ime është të luftoj urinë

Lula:  Bolsonaro është një njeri i çekuilibruar, detyra ime është të luftoj urinë
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com