Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1.2 mln € mashtrim/ Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës

2023/01/12 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1.2 mln € mashtrim/ Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës

Është zbardhur dosja hetimore e arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me zyrtarin e këtij institucioni, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.


Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, ndërsa dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit është 1.2 mln euro.

Në dosjen hetimore, deklarohet se Ilir Thana bënte tërheqje thuajse çdo ditë nga llogaria e motrës së tij.

“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.”, thuhet në dosje.

Thana rezulton se më datë 2 dhjetor 2015 me anë të kontratës ka shitur të njëjtin objekt për të cilin më tej ka kërkuar vënien në ekzekutim dhe është bërë vlerësimi në rreth 150.000.000 lekë. Organi procedues konstaton se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti. Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Sipas dosjes më datën 16 shtator 2022 ka dalë sërish urdhër i brendshëm, konkretisht bllokim i fondeve buxhetore në shumën 145.583.781 lekë nënshkruar nga Elmira Feto, kryetare e Degës së Thesarit Tiranë. Në datën 7 tetor 2022, kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Alban Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti.

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për t’i kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin.

 



Ju sugjerojmë

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Para
Zonja e Parë Jill Biden operohet për të hequr shenjat kanceroze

Zonja e Parë Jill Biden operohet për të hequr shenjat kanceroze

“Isha nisur për të vrarë politikanët”, burg të riut që u kap me arsenal armësh në Lezhë

“Isha nisur për të vrarë politikanët”, burg të riut që u kap me arsenal armësh në Lezhë

Aksidentoi me makinë fëmijën 3 vjeç, arrestohet 22-vjeçari

Devoll/ 73-vjeçari goditet me sëpatë në kokë, ngjarjen e raportoi si aksidentale
















TE FUNDIT

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
14 Shtator, 2025

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
14 Shtator, 2025

Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 7 shtator 2023
14 Shtator, 2025

Dashi Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni...

Lexo më shumë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com