Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor

2023/01/12 at 8:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor

Teksa rritja e përgjithshme e çmimeve nisi të zbutej gjatë muajit dhjetor 2022, çmimet e bulmetit dhe vezëve shënuan rritjen më të lartë historike me 25.4% në krahasim me dhjetorin 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 13 grupet kryesore të ushqimeve bulmeti dhe vezën shënuan rritjen më të lartë. Me ritme të ngjashme u rrit edhe çmimi i yndyrave.

Kjo rritje u nxit nga kërkesa më e lartë për gjalpë dhe vezë gjatë muajit dhjetor në respektim të traditës për gatimin e ëmbëlsirave (bakllavasë dhe shëndetësisë).

Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë.

Përgjatë dhjetorit një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti. Shqipëri po përballet me krizë të furnizimit të rregullt me bulmet.  Kjo krizë po vjen nga rënia e shpejtë e numrit të bagëtive sidomos fermave të vogla familjare dhe kufizimeve të importit, pasi fermat e mëdha kudo në Europë kanë reduktuar numrin e krerëve nga rritja e çmimeve të ushqimeve për kafshë pas luftës në Ukrainë.

Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë për dy faktorë themelore. E para është tranzicioni demografik. Pakësimi i popullsisë dhe sidomos asaj në zonat rurale po shoqërohet me tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse.

Popullsia e rurale po shkon drejt plakjes dhe në pamundësi për ti shërbyer kafshëve për autokonsum, fermerët po shesin masivisht bagëtitë. Ky fenomen po krijon një kategori të re konsumatorësh të bulmetit që deri dje ishin prodhues. Bulmeti është baza e gastronomisë shqiptare, por ne zonat rurale është ushqim bazik.

Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.

Mbi investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit ndër vite po rrisin çmimin e bulmetit në mënyrë të panevojshme. Psh fabrikat e mëdha qumështit shpesh vihen në punë me 20% të kapacitetit investues, nga mungesa e lëndës së parë. Kostot e fabrikës janë të njëjta sikur prodhimi të jetë 5- fish më i lartë. Këto kosto po transferohen në çmime, rritja e të cilit nuk ka një ndarje të drejtë për fermerët. Teksa çmimet e bulmetit janë dyfishuar për disa produkte, çmimi për blegtorët e vegjël u rrit me 10-15 vitin e kaluar.

Kriza e blegtorisë përveçse ka sjellë një rritja të shpejtë të çmimeve të bulmetit po çon drejt zhdukjes disa raca autoktone, të cilat prodhonin bulmetin dhe mishin unik sidomos në zonat e Veriut të  vendit./Monitor

Ju sugjerojmë

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

7 Nëntor, 2025 10:23 am
Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryesore

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

7 Nëntor, 2025 9:41 am
VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
Bota

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

7 Nëntor, 2025 9:35 am
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Para
Pësoi defekt dhe mbeti në mes të detit, shpëtohet anija me tre persona në bord

Pësoi defekt dhe mbeti në mes të detit, shpëtohet anija me tre persona në bord

Presidentit Biden i gjendet një grup i dytë i dokumenteve të klasifikuara

Presidentit Biden i gjendet një grup i dytë i dokumenteve të klasifikuara

1.2 mln € mashtrim/ Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës

1.2 mln € mashtrim/ Ilir Thana tërhiqte çdo ditë deri në 1 mln lekë nga llogaria e motrës

TE FUNDIT

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
7 Nëntor, 2025

Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diogo Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik. Një pjesë e madhe e të...

Lexo më shumë

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt....

Lexo më shumë

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama:Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
7 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. “Ky do të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht gjatë një eventi
7 Nëntor, 2025

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua seksualisht nga një burrë gjatë një eventi publik në Mexico City. Ky akt i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com