Kreu i PD, Sali Berisha, është parë mëngjesin e sotëm duke hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
Gjendja shëndetësore e kryedemokratit, i cili prej disa ditësh ishte sëmurë me grip, mesa duket është përmirësuar.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, mungoi në ceremoninë e zhvilluar për 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.
Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi bëri me dije se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.