Është publikuar në media videoja ku shfaqet 36-vjeçari i arrestuar Antonio Leka, teksa është i armatosur në një servis makinash.
Leka, i cili u arrestua në Lezhë, mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.
Në video shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste të çuditshme, ndërsa mban kallashnikovin në dorë.
Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.