Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet grupi kriminal/U kapën teksa po i merrnin 13 mijë € një biznesi, 3 të arrestuar

2023/01/10 at 12:00 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Goditet grupi kriminal/U kapën teksa po i merrnin 13 mijë € një biznesi, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar këtë të martë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Në një dalje për mediat, Kryekomisar Gentian Berberi, bëri me dije se janë sekuestruar gjatë operacionit rreth 142 000 euro.

Mësohet se kanë rënë në pranga Erjon Lika, Edmir Jaçe dhe Gazmir Ismailaj.

Të tre këta persona u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Ndërsa nga hetimet ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim edhe e dy personave të tjerë I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar.

“Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Siç jeni në dijeni, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro.

Në këtë kuadër, ka vijuar puna hetimore nga strukturat në qendër dhe në qarqe, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të ngjashme në këtë fushë.

Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Falë punës hetimore profesionale, të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve:

-E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet”-tha Kryekomisar Gentian Berberi.

Ju sugjerojmë

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
Bota

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

11 Korrik, 2025 7:00 pm
Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Bota

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025 6:57 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
Bota

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

11 Korrik, 2025 6:47 pm
Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët
Bota

Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët

11 Korrik, 2025 6:40 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Para
Vajza e Alda Klosit konstatoi e para vjedhjen në shtëpi, zbardhet dëshmia e saj

Dokumente/ Sipërfaqe toke dhe 5 apartamente, zbulohet pasuria e Alda Klosit

Përkeqësohet gjendja e motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

Përkeqësohet gjendja e motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

Makina bie në lumin Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd

Makina bie në lumin Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd

TE FUNDIT

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
11 Korrik, 2025

Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e sotmja në Theth, ku nuk kanë munguar përplasjet e herëpashershme mes banorëve...

Lexo më shumë

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
11 Korrik, 2025

Bundestagu Gjerman shtyu votimin për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese Federale të premten, pas një kërkese...

Lexo më shumë

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
11 Korrik, 2025

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani të...

Lexo më shumë

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
11 Korrik, 2025

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com