Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale pasditen e sotme në Lezhë.
Mësohet se efektivët e policisë, pasi informacioneve në rrugë operative, kanë arrestuar shtetasin e identifikuar me inicialet A.L., 36 vjeç.
Në momentin e arrestimit, 36-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si blindshpusa dhe fishekë.
Ende nuk ka informacion mbi aktivitetin kriminal të personit të arrestuar. Ai është lokalizuar përgjatë superstradës Lezhe-Milot, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.