Një aksident i pazakontë ka lënë pa energji një zonë të tërë të vendit tonë, pikërisht në Zadrimë.
Sipas autoriteteve, një furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar plotësisht. Shtylla e dëmtuar është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre – Torrovicë dhe lidhet me nënstacionin e Lezhës. Dëmtimi i saj, sipas OSSHEE, ka lënë pa energji elektrike veçanërisht zonën e Dajçit.
Ekipet e OSSH Shkodër dhe asaj në Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë.
Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, por banorët ankohen se nuk është hera e parë që penalizohen për ngjarje të tilla, duke sjellë shqetësim të vazhdueshme për abonentët.