Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim sot me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe në “Vilën 30” në zonën e Ish-bllokut.
Takimi zgjati rreth pesë orë ndërsa raportohet se drejtuesit e qarqeve kanë bërë raportimet e tyre për vitin 2023.
Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kreu i qeverisë ka takuar sot edhe presidentin e Republikës Bajram Begaj ku kanë diskutuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe sulmet kibernetike.