Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj inspekton punimet në Rrugën e Thesarit: Rruga e re lehtëson trafikun

2023/01/04 at 4:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj inspekton punimet në Rrugën e Thesarit: Rruga e re lehtëson trafikun

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar punimet që po kryen në, Rrugën e Thesarit e cila është nyja që lidh zonën e Qytetit Studenti me gjithë zonën e Thesarit. Veliaj është shprehur se investimet në këtë rrugë do të rrisin vlerën e pronës në zonë si dhe do të lehtësojë trafikun.


Më tej, kryetari bashkisë së Tiranës ka sqaruar dhe ndryshimin e sensin të qarkullimit, nga Shkolla e Baletit për të dalë te dega e Thesarit, do të jetë vetëm me një kalim, për t’i dhënë më shumë hapësirë lëvizjes së automjeteve.

Gjithashtu, Veliaj rreshtoi disa nga investimet që do prekin Tiranën.

“Janari ka nisur shumë mirë dhe mbarë për Njësinë 1 dhe 2. Këtu jemi në nyjen që lidh dy rrugët ku zënë fill dy nga njësitë më të mëdha të Tiranës, ku edhe krijohet një fluks i jashtëzakonshëm me Qytetin Studenti. Pas ndërtimeve kaotike të viteve ’90, të dyja rrugët kanë qenë pa trotuare, si rrugica të sajuara, por sot jemi në një situatë krejt tjetër. Duke e bërë rrugën me një kalim kemi fituar dy trotuare të bollshëm për këmbësorët. Një qytet i mirë duhet të ketë vend për makina, por s’mund të ketë vend vetëm për to. Duhet të ketë vend edhe për këmbësorët. Kur kemi dy trotuare, trotuarit i rrisim vlerën, ato krijojnë jetë në nivelin zero sepse punon një parukeri, një dyqan i lagjes, një kafe apo një dyqan tjetër. Kështu, rigjallërohet e gjithë zona. Pa trotuare, për njerëzit është e rrezikshme të kalojnë. Siç kemi premtuar, një nga terminalet e autobusëve, ai në Lundër, ka mbaruar dhe po vendosim sinjalistikën. I gjithë trafiku i autobusëve dhe mikrobusëve që vjen nga Shqipëria Lindore dhe Juglindore, do të ndalojnë tek ai terminal, ndaj një pjesë e madhe e trafikut që shkaktohet në segmentin nga Dëshmorët e Kombit deri te rreth rrotullimi i Fakultetit Ekonomik, që është kryesisht për efekt të terminalit të përkohshëm që kemi në Qytetin Studenti, do të vendoset në Lundër. Qyteti Studenti vetë do të kthehet në një kantier për Kampusin e ri Universitar. Por vetëm heqja e trafikut të autobusëve dhe mikrobusëve lehtëson ndjeshëm trafikun në Tiranë. Si në çdo qytet, nuk vihet me autobusë deri në qendër të Tiranës. Do të fillojmë punë, po këtë muaj, edhe për terminalin tjetër, atë perëndimor, ku kryesisht do vijnë autobusët nga autostrada e Durrësit, duke përfshirë veriun dhe jugun e Shqipërisë. Do të punojmë me dy faza: fillimisht në njërën pjesën të terminalit, aty ku nuk kemi autobusët, pastaj do ndërtojmë vendet, pra pa i lëvizur si destinacion, për të përfituar më në fund atë lirim të trafikut që na krijuar rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe gjithë Unaza e Madhe Po ta shohësh, këto janë pallate të vjetra, për të cilat ne vërtet mund të bëjmë nivelin zero nga e para, por nuk mund të bëjmë nëntokën e pallateve që janë ndërtuar në vakt. Kjo do të thotë se teksa shumë prej banorëve, prej mirëqenies, kanë marrë nga 1-2 makina, do të duhet që të përdorin maksimalisht parkingun që kemi tek ‘7 Xhuxhat’. Është një zonë për të cilën pati shumë debate. E morëm zonën nga privati, ia kthyem shtetit, lart ndërtuam këndin e lodrave, kurse nëntokë kemi dy kate parkim. Ajo që propozojmë është: Të njëjtat çmime, në mos edhe më lirë, fare mirë mund të përdorim parkingun e bashkisë. Për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Thesarit, që vijnë për procedura ose transaksione te Thesarit të Shtetit, i lus të përdorin parkingun nëntokësor, si në çdo vend të botës. Poshtë makinat, njerëzit lart”, tha Veliaj.



Ju sugjerojmë

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Para
30 vjet pas shpërbërjes së Çekosllovakisë

30 vjet pas shpërbërjes së Çekosllovakisë

Turqi, demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

Turqi, demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

Çmimi i naftës zbret në 74 Dollarë për fuçi

Çmimi i naftës zbret në 74 Dollarë për fuçi
















TE FUNDIT

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
28 Tetor, 2025

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com