Një fans i Lionel Messit thotë se ndihet i penduar dhe i vjen keq që bëri tatuazh emrin e futbollistit në ballin e tij pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës. Influencuesi kolumbian, Maicol Quinonez, shpërndau në rrjetet sociale momentin kur bëri tatuazh ‘Messi’ me shkronja të mëdha nëpër kokë.
“Përmbushja e sfidës. Të dua @leomessi”- shkroi atëhere influenceri.
Tashmë, vetëm dy javë më vonë, personazhi i famshëm në rrjetet sociale, i njohur ndryshe si “Mike Jambs” thotë se e urren tatuazhin që bëri.
“Më vjen keq që kam bërë tatuazhin, sepse në vend që të më sjellë gjëra pozitive, ai ka çuar në shumë gjëra negative, si personalisht ashtu edhe për familjen time. Nuk e mendoja se do ta thosha këtë kaq shpejt, por tani do të doja të mos e kisha bërë”, tha shpjegoi Jambs.
Quinonez ka mbledhur mbi 143,000 ndjekës në Instagram, shumë prej të cilëve talleshin me influencën për bojën e tij të fundit.