Një 24-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi në vendin e tij të punës është gjetur një armë zjarri kallashnikov. Shtetasi me inicialet V. A., banues në lagjen “24 Maji”, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi nga policia
Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin: V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.