Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdhi pa zemër në atdhe, familja e Saimir Sulës protestë para Gjykatës së Barcelonës

2022/12/30 at 9:42 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdhi pa zemër në atdhe, familja e Saimir Sulës protestë para Gjykatës së Barcelonës

Familja e Saimir Sulës, shqiptarit që ndërroi jetë në spitalin del Mar në Barcelonë dhe mbërriti në atdhe pa zemër, ka protestuar para Gjykatës së Lartë të Barcelonës. Rasti ka marrë vëmendjen e mediave spanjolle, të cilat shkruajnë se në Shqipëri prokuroria po heton në gjurmët e një komploti të dyshuar për trafik organesh.

Prokurori i Tiranës që po heton çështjen e ka ngritur konfliktin në nivel diplomatik pasi është injoruar prej muajsh nga autoritetet spanjolle.

“Në Shqipëri, prokuroria i ka dërguar letërporosi Spanjës dhe Gjykata Hetimore 16 e Barcelonës nuk pranon të marrë në pyetje dëshmitarët që ishin të pranishëm ditën kur vëllai im ndërroi jetë,  më 9 maj”, shpjegoi Majlinda Sula, motra e të riut që ndërroi jetë.

“Gjyqtarja nuk pranon të bëjë analizën e ADN-së që tregon nëse zemëra e gjetur është apo jo e vëllait tim. Kemi dy vite që kërkojmë analizën e ADN-së të këtij organi, që teorikisht i përket Saimirit”, tha ajo.

Sula i kërkoi Gjykatës së Barcelonës “të vijojë procedurat dhe t’i përgjigjet letërporosisë së shtetit shqiptar”. Letërporosija e fundit është e datës 14 dhjetor. Spanja nuk i është përgjigjur gjashtë letërporosive që i ka dërguar shteti shqiptar”, denoncoi ajo.

Sula është shprehur se nisur nga mosveprimi i kanaleve administrative dhe gjyqësore në Spanjë, “prokuroria shqiptare është e detyruar të kërkojë ndërhyrjen e ambasadës spanjolle në Tiranë. Zinxhiri i kujdestarisë së kësaj zemre u prish, askush nuk na tha se e kishin mbajtur zemrën në Barcelonë”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, ajo siguroi se “pas një viti, duke pasur një ankesë për trafik organesh, këta zotërinj na thonë se zemra është në një institut mjekësor në Barcelonë. Por zemra e gjetur është e 22 prillit, ndërsa vëllai im ka vdekur më 9 maj dhe se ky organ nuk mund të jetë e tij”.

Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Itali/ 20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut

Itali/ 20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut

Brazili tre dite zije për Pele!

Brazili tre dite zije për Pele!

Me kapuç në kokë e shishe me benzinë në duar,momenti kur 2 persona u vënë flakën makinave

Me kapuç në kokë e shishe me benzinë në duar,momenti kur 2 persona u vënë flakën makinave

TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com