SPAK ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka dhe i ka kërkuar gjykatës ta marrë të pandehur për dyshimet e korrupsionit.
I pandehur përfundoi edhe avokati Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë të cilët do të paguanin një shumë monetare për lehtësimin e dënimit të familjarit të tyre.
Vyshka është duke u hetuar në arrest shtëpie. Ajo ka mohuar akuzat e SPAK gjatë hetimeve paraprake.