Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, kryediplomatja shqiptare thekson se as ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë, dhe as ajo Kosovare nuk do të përfshihet në konflikt të armatosur.
Ndër të tjera, ministrja bën thirrje që situata të zgjidhet për të mirën e stabilitetit të rajonit.
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht. Duke ndjekur çdo minutë këtë skenë pikëlluese të krizës së zgjatur artificialisht në veri të Kosovës & jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.” shkruan Xhaçka.