39-vjeçarja Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Turizmit, e cila u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte.
Sipas informacioneve, Sterjo ka marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë € dhe iu ka premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro.
Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që variojnë nga 1 milion deri 4 milion Euro.
Sipas hetimeve rezulton se 39-vjeçarja paratë i ka marrë në periudhën mars-nëntor 2020.