Një 22-vjeçar ra në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se dhunoi fizikisht të atin dhe e kërcënoi atë me thikë.
Sipas policisë bëhet fjalë për 22-vjeçarin me inicialet G.A.,banues në fshatin Stjar, Delvinë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi G. A., 22 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe e ka kanosur atë me një mjet prerës thikë”, thuhet në një njoftim të policisë.
Policia vijon hetimet për ngjarjen.