Sot data shënon 25 dhjetor, një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit.
Për besimtarët katolikë, festimet dhe mesha nisin mbrëmjen e 24 Dhjetorit, ndërsa mesha dhe festimet për besimtarët ortodoksë po kremtohet paraditen e sotme.
Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit dhe vazhdoi deri pas mesnate. Mesha drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Ndërkohë që mesha e besimtarëve ortodoksë po mbahet mëngjesin e sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Një numër besimtarësh janë mbledhur dhe po ndjekin meshën brenda ambienteve të katedrales.
Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.