Ndërsa ende është mister fati i Ervis Martinaj, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaroi se e ka njohur personalisht atë në kohën kur Martinaj nuk ishte kriminel.
I ftuar në emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, Prençi hodhi akuza të forta ndaj politikës shqiptare, për të cilën tha se pas vitit 2013, kërkoi t’i hynte atij në pjesë në biznesin e lojërave të fatit. Madje më tej akoma, ai tha se drejtësia shqiptare e di se kush e inkriminoi Martinaj.
“Nuk ishte Ervis Martinaj kriminel dje. Ishte një punonjës pasionant i lojërave, i basteve sportive. Flas për pjesën përpara, unë e njoh Ervis Martinajn kur ishte punonjës vetë dhe montonte aparate dhe çuditërisht në atë kohë nuk ishte kriminel. Ai ishte një biznesmen që operonte në lojërat e fatit, flas për periudhën para vitit 2013.
Pas vitit 2013, kur politika dhe qeveria, nëpërmjet oktapodëve të tyre, kërkuan t’i futen në pjesë Vis Martinajt dhe u futën në negociata për t’i marrë aksione, aty filluan përplasjet. E di drejtësia shqiptare, e di edhe policia, kush tentoi dhe kush e inkriminoi Ervis Martinajn, kush i kërkoi pjesë Ervis Martinajn. Për këtë duhet të japë llogari dhe prokuroria, e dinë, madje i kanë edhe të regjistruara”, theksoi ai./Opinion.al